Kopshtar në fermën e kanabisit në Skoci, dënohet ish-polici nga Saranda: Më kërcënoi gangsteri që arrestova

17 Prill, 17:20| Përditesimi: 17 Prill, 17:52

  • Share

Një ish-efektiv nga Saranda i arrestuar për kultivim kanabisi në West Lothian në Skoci, vitin e kaluar është burgosur për dy vite. Igli Duka, 24 vjeç, u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B. 

Ai u arrestua pasi policia bastisi një ish-ndërtesë në Livingston. Ai pretendoi se një gangster famëkeq që kishte arrestuar më parë në Shqipëri e kishte shantazhuar dhe detyruar që të bëhej kopshtar për fermën e kanabisit.

Duka tha se gangsteri madje kishte kërcënuar edhe familjen e tij pasi kishte dalë nga paraburgimi i policisë. 

Avokati i Dukës, Andy Aitken, pretendoi se krimineli që 24-vjeçari arrestoi kishte fituar lirinë në Shqipëri pasi një anëtar i rangut të lartë të bandës kishte paguar ryshfet për të. Avokati pretendoi më tej se anëtari i bandës më pas i tha Dukës dhe familjes së tij se ishin ata përgjegjës për 50,000 £ që kishte paguar për të fituar lirinë.

BBC raporton se 24-vjeçari u detyrua të bëhej kopshtar në shtëpi bair, pasi ai ishte para 2 zgjedhjeve “ose kujdesej për fermën e kanabisit ose të përballej me pasoja të rënda për familjen e tij në Shqipëri, pasi gangsteri e bëri atë përgjegjës për arrestimin në Shqipëri".

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?