Derek Chauvin

Ish-polici i dënuar për vrasjen e George Floyd goditet me thikë në burg

25 Nëntor 2023, 10:57| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 11:14

  • Share

Ish-oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin, i dënuar për vrasjen e George Floyd, është goditur me thikë në burgun ku po kryen dënimin në  Arizona, raportojnë mediat amerikane.

Sipas raportimeve, ish-oficeri 47-vjeçar është goditur me thikë nga një tjetër i burgosur.

Byroja e Burgjeve në SHBA konfirmoi ngjarjen përmes një deklarate konfirmoi ngjarjken e cila kishte ndodhur të premten orën 12:30.

Agjencia tha se punonjësit e burgut frenuan incidentin dhe se ish-oficeri u dërgua në kohë në spital.

Akoma nuk ëhtë bërë publik emri i autorit të ngjarjes.

Ish-oficeri i ka mbijetur plagëve dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?