Aleksandër Varfaj dhe Rudina Dembacaj

Ish-partneri i Rudina Dembacajt hedh akuza të forta: Kam një vit pa e puthur vajzën

9 Prill 2023, 16:05| Përditesimi: 9 Prill 2023, 16:07

  • Share

Aleksandër Varfaj, i njohur nga publiku si ish-partneri i Rudina Dembacajt duket se nuk ka fare kontakt me vajzën e tyre, Viktorian.

E vogla që pas ndarjes së prindërve disa vite më parë, jeton me aktoren dhe familjen e saj të re. Aleksi në një postim së fundmi tregon se ka një vit pa e parë nga afër.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruan ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.

Nuk dihet si qëndron e vërteta, nëse Rudina e lejon ish-partnerin ta takojë të bijën apo jo. Pritet një sqarim edhe i aktores  për ndjekësit e saj, të cilët janë kuriozë të dinë se ç’ka ndodhur mes të dyve. Sakaq Rudina Dembacaj është e martuar me Mark Frrokun.

Postimi Aleksandër Varfajt

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?