ISHP kryen për herë të parë analiza të thella gjenetike për viruset respiratore

29 Mars, 22:38| Përditesimi: 29 Mars, 22:53

  • Share

Instituti i Shëndetit Publik, ka nisur kryejë për herë të parë analiza të thella gjenetike për viruset respiratore si SARS-CoV-2, Grip dhe RSV, testime që treguan rëndësi të veçantë gjatë pandemisë së COVID-19.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Ministrja theksoi se, kjo është teknika më e lartë për survejancën dhe diagnozën genomike që mundëson identifikimin dhe dhënien e një përgjigje të shpejtë dhe në kohë të shkurtër të qarkullimit të viruseve që kanë transmetueshëmri të lartë apo kanë rrezikshmëri më shumë se të tjerët.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?