Kronikë

ISHP: 30% e popullsisë e vaksinuar me të dyja dozat! Të gjitha vaksinat janë në përdorim

8 Shtator 2021, 16:39| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 16:57

  • Share

Shtatori është muaji i dytë i vaksinimit të hapur për qytetarët mbi 18 vjec. Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Iria Preza thotë se ka një rritje të personave që po vaksinohen.

"Aktualisht që flasim kemi një rritje të personave që kanë marrë si dozën e parë ashtu dhe dozën e dytë. Personat që kanë marrë dozën e parë janë mbi 39% dhe me dozë të plotë pra me dy doza me vaksinat që ne ofrojmë është mbi 30%. Të gjitha vaksinat janë në përdorim dhe duke qenë se në javët e fundit kemi pasur sasi Pfizer më shumë pra kemi dhe një rritje të aplikimit të kësaj vaksine", tha ajo.

Preza thotë se një pjesë e madhe e kategorive që e kanë vaksinën me detyrim janë bërë pjesë e procesit.

"E rëndësishme është që e gjithë popullata që është mbi 18 vjec të vaksinohet dhe mund ta kyejnë atë pranë qendrave shëndetësore ose pranë pikave të posacme të vaksinimit duke paraqitur një kartë identiteti. Për grupet që janë më të riskuara, personeli shëndetësor, arsimtarët dhe studentët që pritet që të fillojnë vitin akademik, i bëjmë ftesë dhe i inkurajojmë që të paraqiten dhe të kryejnë vaksinimin ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre si personeli shëndetësor ashtu dhe arsimtarët e kanë kryer tashmë vaksinimin".

Mesatarisht në ditë në vendin tonë kryhen rreth 14 mijë vaksinime anti-COVID. Ekspertët vijojnë të bëjnë thirrje se vaksinat mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ???: 08/09/2021 15:51

    Vrasesit e gjuhes duan te zevendesojne RREZIK me RISK ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?