ISHP, 166.2 milionë lekë tender për blerje kitesh për COVID-19

12 Tetor 2020, 17:20| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 17:23

  • Share

166.2 milionë lekë është vlera e tenderit të radhës të hapur nga Instituti i Shëndetit Publik për blerje kitesh për të bërë testimet e COVID-19.

Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje Kit (tamponë + terren) dhe tamponë orofaringeal e nazofaringeal, për marrjen e mostrave të testimeve COVID-19” Marrëveshje Kuadër me një operatorë ekonomik - ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara - me afat 1 vjeçar (12 muaj)”, thuhet në njoftimin e tenderit.

Po ashtu në tender theksohet se “Duke qenë se objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi është 563 ( pesëqind e gjashtëdhjetë e tre)lekë pa TVSH”, pra kompanitë duhet të ofrojnë deri në këtë nivel për tu shpallur fitues të mundshëm.

Të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri më 2 nëntor për të marrë pjesë në garë dhe kohëzgjatja e kontratës është 1 vit. Që nga përhapja e pandemisë e deri më tani janë hapur me dhjetëra tendera për blerje kitesh, dhe tenderi i fundit vjen në një kohë kur rastet me COVID janë në rritje dhe numri i testimeve është rritur.

Tenderi i ISHP-së

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?