Ish-myftiu i Tiranës: KMSH, i shndërruar në grupim okult gylenist! Duhet të hetohet nga SPAK

23 Shkurt, 20:04| Përditesimi: 23 Shkurt, 20:36

  • Share

 

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv hodhi akuza të forta duke deklaruar se Komuniteti Musliman i Shqipërisë është shndërruar në një pjesë të grupimit okult të gylenistëve që përfaqësojnë organizatën “FETO”.

“KMSH nuk konfirmon atë që, nuk është sot komunitet por komitet. Nuk është bashkësi që përfaqëson diçka por është shndërruar në një komitet pjesë e grupimit okult gylenist. KMSH nuk ka asnjë lloj kusuri të paguajë faturat e një grupimi okult gylenist në kurriz të shqiptarëve dhe muslimanëve”- u shpreh Gurra.

Më tej ai tha se kreu i KMSH Laurent Luli duhet të jetë subjekt i hetimit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për shkak se sipas Gurrës, ka shitur ndërtesat në pronësi të komunitetit musliman në Korçë për shkak të falimentit.

“Sot ai që është rrogëtar më i parë në KMSH duhet të jetë subjekt i SPAK sepse shitet në mes të ditës me diell pasuria e muslimanëve të Korçës  dhe të Shqipërisë bashkë me ndërtesat në Korçë. U shit lajmi sikur presioni i Erdogan i koordinuar me kryeministrin Rama solli mbylljen e medresesë së Korçës. Aspak e vërtetë! Një shitje e mirëfilltë për arsye financiare, prag falimenti”- tha ish-myftiu i Tiranës.  


Lajmi kryesor:

Organizata 'FETO' në Shqipëri, Laçi: Gylenistët kanë uzurpuar KMSH dhe gjithë institucionet politike e arsimore! Funksionojnë si një ‘shtet hije’


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?