Koncesioni i sterilizimit/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK: Mora laptopin që u sekuestrua në apartamentin tim

2 Shkurt, 09:04| Përditesimi: 2 Shkurt, 10:18

  • Share

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK në  lidhje me koncesionin e sterilizimit. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas daljes së tij nga SPAK, ku qendroi për rreth 40 minuta, u ndal në një prononcim për mediat. 

“Sot ishte e premte, që është dita e paraqitjes. Mora dhe hard drive me të dhënat e laptopit, që u sekuestruan në apartamentin tim në 28 dhjetor. Ditë të mbarë!”, tha Beqaj.

Edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata është paraqitur sot në SPAK, pasi gjykata ndaj tij ka caktuar ‘Detyrim paraqitje’ nga GJKKO për çështjen e “Sterilizimit”. Ndaj Beqajt me kërkesë të SPAK, në nëntor 2023, Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën shpërdorim detyre.

Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. 

Ndërsa po zbaton masën e caktuar nga GJKKO për këtë çështje, një hetim paralel ka nisur për të për dyshime që lidhen me fondet e huaja, të koordinuara nga SASPAC, Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, ku Beqaj ishte drejtor. SPAK ka dyshime për korrupsion dhe shpërdorim detyre të Beqajt, por nuk ka të regjistruar një procedim, ndërkohë që ndaj tij është ushtruar kontroll banese dhe janë sekuestruar telefoni, kompjuteri dhe dokumente të tjera. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e 5 anëtarëve të tjerë të SASPAC.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?