Ylli Manjani dhe Monika Kryemadhi

Politikë

Ish-ministri i Metës, Ylli Manjani: LSI po gabon prapë! Duhet të kthehet te tezat e vitit 2008

4 Shtator 2021, 20:22| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 20:24

  • Share

Ish-ministri i Drejtësisë në kohën kur LSI ishte në qeverisje,  Ylli Manjani përmes një postimi në Facebook ka analizuar situatën politike dhe ka kritikuar LSI dhe Monika Kryemadhin për qëndrimet. Ai shkruan se LSI duhet të kthehet tek tezat e vitit 2008, tek greva e urisë, pasi e ka braktisur kauzën e saj për pushtet të balancuar dhe sistem zgjedhor. Ndër të tjera, ish-ministri i bën thirrje që të bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama.

"LSI prapë po gabon. Reforma kushtetuese dhe politike, e cila më së shumti nënkupton shkuljen e shtetit partiak dhe të sistemit hajdut zgjedhor, është gjëja e duhur që i duhet vendit në mënyrë ulëritëse. Pa asnjë dyshim, kjo reformë nuk bëhet nga partitë veç e veç, por duhet se zbën një platformë bashkëpunimi parlamentar. Fakti që në Parlament është Edi Rama, shkelësi kronik i marrëveshjeve, nuk e zhbën dot nevojën për bashkëpunim parlamentar.  Madje ky bashkëpunim për reformën Kushtetuese, duhet të përfshijë edhe të faktorëve jashtëparlamentarë. Në këtë kuptim ideja që hedh LSI, si parti parlamentare më e pëçudnuara nga sistemi hajdut zgjedhor, për të mos bashkëpunuar për një reformë politike në vend është e gabuar. Ata e dinë vetë hesapin e tyre, por gjykoj se e kanë gabim! Siç edhe ua kam thënë e shkruar edhe më parë (madje vite më parë) LSI duhet të kthehet tek tezat e saj të 2008-s, pra tek greva e urisë. Për fat të keq LSI e braktisi vetë kauzën e saj për pushtet të ballancuar dhe sistem zgjedhor të ndershëm. E braktisi dhe ja ku erdhi pasoja. U ndëshkua shumë më rëndë seç e ndëshkoi rrudhja elektorale", ka shkruar ndër të tjera Manjani.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/09/2021 16:38

    O Ylli Manjani kur ishe ti në politik e ndrite e qave e bone Shqiprin yll siç je vet. O zot po ju të gjith njësoi jeni mor Yll kok lopa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?