Ylli Manjani dhe Monika Kryemadhi

Ish-ministri i LSI 'shigjeton' Kryemadhin: 5 vite në krye të partisë dhe vetëm kërkon ndjesë! Kjo opozitë ka shejtanin brenda, duhet ribërë nga fillimi

22 Dhjetor 2021, 12:40| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 13:34

  • Share

Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani ka shigjetuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi duke e bërë atë përgjegjësi për situatën në të cilin ndodhet kjo parti, që mundi të marrë vetëm 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Me një postim në facebook, Manjani i referohet deklaratave të shumta të Kryemadhit e cila ka kërkuar ndjesë për djegien e mandateve, teksa shkruan se vetëm ndjesa nuk mjafton.  

Për Manjanin nuk është djegia e mandateve që dëmtoi opozitën, por 'faktet ulërasin se ajo e kjo opozitë kishte dhe ka ende shejtanin brenda'.

Sipas ish-ministrit, opozitën e ka dëmtuar vetvetja, kryetarokracia dhe mbyllja e plotë ndaj shoqërisë e nevojave të saj për përfaqësim real dhe se ajo duhet ribërë nga fillimi.

"Monika ka hyrë në vitin e pestë në krye të LSI dhe vetëm kërkon ndjesë. Ndjesë për LSI e Ilirit e ndjesë për LSI e vet. Ndjesa zakonisht pranohet, por që “djegia e mandateve dëmtoi opozitën” nuk më bind shumë. Faktet ulërasin se ajo e kjo opozitë që është sot, si në parlament ashtu edhe jashtë tij e kishte dhe ende e ka shejtanin brenda. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda- thonë mirditorët. Ndaj them se më shumë sesa djegia e mandateve, opozitën e ka dëmtuar vetvetja; kryetarokracia;mbyllja e plotë ndaj shoqërisë e nevojave të saj për përfaqësim real. Opozita duhet ribërë nga fillimi. Ndjesa nuk mjafton…", shkruan ai.

Komento

Komente

  • pisllek nga te kater anet: 22/12/2021 20:01

    I ka ardhe dita lloj, lloj horrave e kurvave e krimineleve. çfare opozite ka ne arnaudistan?!!.... Ata jane vetem ca horra e maskarenj qe qellimin e vetem te tyre kane pasurimin dhe vetem pasurimin, me çdo kusht e me çdo mjet. Ne fakt te gjithe gjoja pordhitikanet DUHEN shkuar ne litar. TE GJITHE!

    Përgjigju
    • Cecua me Bixhak: 22/12/2021 21:55

      Jo meitar por duhen rrjepur te gjalle me bixhak dje tu hidhet kripe ne trup.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?