Edi Rama

Ish-ministra në burg? Rama: Tregon ndryshimin rrënjësor të drejtësisë, në kohën e ‘non grata’ merrej ‘peng’ Prokurorja e Përgjithshme e nuk zbatoheshin vendimet e institucioneve

7 Prill 2022, 21:22| Përditesimi: 7 Prill 2022, 22:51

  • Share

Kryeministri Rama ka deklaruar se ndryshimi mes periudhës kur qeveriste Sali Berisha dhe kohëve që jetojmë është edhe fakti se drejtësia ka marrë sot si të akuzuar apo edhe të dënuar ish-ministra të tij. Rama tha se koha kur prokurorja e përgjithshme merrej ‘peng’ nuk ekziston më por jemi në një moment shumë më të mirë shtetformimi.

“Gjithçka ka ndodhur falë reformës në drejtësi që e kemi zgjedhur ne, për të cilën ka qenë kundër partia demokratike dhe ish-ministri i saj ‘non grata’. Ku merreshin peng prokurorja e përgjithshme, merreshin peng prokurorët dhe nuk zbatoheshin vendimet e institucioneve ligjzbatuese. Pra, ishim në kushtet e një bande. Tani jemi në kohën e shtetformimit”, tha Rama në 'Opinion'.

Kryeministri u shpreh se ia bën të qartë çdo ministri që në momentin kur ai merr postin se nëse bëjnë veprime që bien në kundërshti me ligjin do të përgjigjen personalisht përpara drejtësisë.

“Unë ia bëj shumë të qartë që kur i jap çdo ministri mandatin për tu ulur në atë karrige. I them që në atë karrige ju kam zgjedhur unë për atë që përfaqësoni. Nga ky moment atë karrigen do ta mbani vetë, dhe për çdo gjë që ju larg qoftë do të bëni pas shpinës timen apo këtij grupi këtu do të përgjigjeni personalisht”, tha Rama.

Pyetjes së nëse është duke lobuar pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Rama thotë se emri mund të jetë përfolur por nuk përbën rëndësi. Sipas tij, ky është një problem që për një vit nuk ndryshon ky problem, pasi Jeans Stoltenberg i mbaron mandati në shtator 2023.

“Nuk ka rëndësi, edhe mund të jetë përfolur, por nuk përbën rëndësi. Është procesi, edhe për një vit nuk është ky problem. Ndërkohë kontratën e kam me shqiptarët”, tha Rama.

Ora 22:20
Ke takuar Tahirin në burg? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur në ‘Opinon’ nëse ka takuar ish-ministrin Saimir Tahiri në burg.

Pjesë nga biseda: 

Ke takuar Tahirin në burg?

Rama: Aman mo burrë, mos na i nxirr këto sekrete.

Publicitet 

Keni shkuar ta takonit në burg Tahirin?

Rama: Nuk janë pyetje që i bëhen një kryeministri nga studioja më…po themi…megjithatë…

Nuk do të ishte një gjest negativ

Rama: S’kam asnjë arsye të vizitoj asnjë të burgosur dhe nuk dua të vazhdoj këtë koment….

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dulja: 08/04/2022 05:20

    po e vertet ne kohen e non gradave Gerdeci u hodhe ne here dhe asnje nuke u denua ky eshte dryshimi nga ai i Berishes bravo Rama je i madhe hece perpara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?