‘Ishmi, një perlë në kodrat e Durrësit’, reportazhi në emisionin ‘Veri-Jug’

18 Shkurt, 16:47| Përditesimi: 18 Shkurt, 17:51

  • Share

Emisioni ‘Veri-Jug’ në Report Tv sjell një reportazh mbi Ishmin si vendbanim shumë i hershëm në Durrës, si dhe udhëtimin drejt fshatit Kërtushaj.

Personazh i reportazhit është fermeri i vogël Nazmi Mici, i cili mbarështon rreth 30 lopë në kodrat e fshatit.

Ai thotë se nuk merr asnjë litër qumësht nga lopët, të cilat ushqejnë viçat kur kthehen nga kullotat.

Ngjitur me vathën e lopëve, Nazmiu ka ngritur dhe një kotec pulash. Në fshatin Kërtushaj ekziston një rezervuar i bukur uji i rrethuar nga qindra pisha dhe ndërtuar me punën vullnetare të fshatarëve të zonës para viteve ‘90, si një aset për zhvillimin e turizmit ditor.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eva Sheshi: 19/02/2024 14:25

    Po jepni informazione te gabuara Luan kertusha bashkefshatari i zoterise qe flet nuk e ka token me ullij te gjyshit te vet por e ka marre jashte ligjit duke perfituar si kryetare e zv kryetare te komunes Ishem. Edhe unejam bashkefshatari juaj por flisni te verteten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?