Dritan Goxhaj

Ish-luftëtari i UÇK nuk do ekstradohet në Gjykatën Speciale të Kosovës, Dritan Goxhaj fiton dhe në Gjykatën e Lartë

9 Korrik, 14:30| Përditesimi: 9 Korrik, 16:28

  • Share

Tirane- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë e cila kërkonte ekstradimin në Kosovë të  ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt.

Goxhaj u lirua më herët nga Gjykata e Apelit, por Prokuroria ushtroi të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë. 

Ish-luftëtari i UÇK-së u arrestua në Tiranë më 31 korrik 2023. Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës kishte lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ky pretendim është cilësuar  si e pavërtete nga Goxhaj dhe avokatët mbrojtës. Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK’së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 09/07/2024 15:16

    Esht nga njerzit me korrekt e te ndershem qe ka kjo dynja

    Përgjigju
  • ISH USHTARAK OFJCER I U.P.: 09/07/2024 14:50

    Më bëhet qefi qm ky djali i atëhershëm e njëmeso burë nqs i ngjan të atit do të jetë burrë me dy RR.Një këshillë n.q.s. e pranon mos të përziet me llumin e shoqëris të ashtuquajtur intelektual që dinë gjithçka por harojnë se nuk dinë asgjë.DRITAN ka një shprehje që thotë që:-këpucar rri te këpucët.Për HAIRË .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?