Ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle

Sociale

Ish-kryetari i Kuvendit Dokle infektohet me COVID-19: Prej 7 ditësh po ‘luftojmë’ me gruan time kundër përbindëshit të kohës sonë

7 Tetor 2021, 12:20| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 12:22

  • Share

Ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije Dokle ku duke e quajtur virusin një “përbindësh” theksoi se prej 7 ditësh po “luftojnë” me gruan e tij me këtë sëmundje.

Përmes këtij postimi ai njoftoi gjithashtu se ishte duke shkruar romanin e tij të ri, në të cilin ka folur edhe rreth COVID-19.

Me pyetjen “A do ta mundim?!”, ish-deputeti me një frymë pozitive është përgjigjur “?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!”.


Lajmi kryesor:

533 raste të reja dhe 12 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit! I infektuar prej 7 ditësh edhe Namik Dokle së bashku me bashkëshorten


J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Perparim Taraj: 07/10/2021 13:40

    Te shkuara sherim te shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?