Hetim i ri për Fatos Tushen, ish-kryebashkiaku i Lushnjes në SPAK, nuk deklaroi një shtëpi në bregdet

10 Prill, 10:07| Përditesimi: 10 Prill, 16:08

  • Share

Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe është paraqitur sot në SPAK. Ai është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij. 

Tushe është thirrur një hetim tjetër të nisur ndaj tij, pasi akuzohet për 'Fshehje pasurie'. Tushes i janë gjetur prona të fshehura në emër të personave të tjerë.

Kur doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Tushe tha se ishte thirrur në lidhje me mosdeklarimin e një pasurise. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Tushe nuk ka deklaruar një apartament në bregdet.

Fatos Tushe ka qenë i dënuar më parë për 'shpërdorim detyre' dhe lejim të ndërtimeve pa leje. Ai u arrestua në korrik të vitit 2021 nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dënimi ndaj tij ishte me 2 vite e 4 muaj burg. Ndërkohë Apeli i GJKKO e shpalli fajtor edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, për të cilën iu shtua dënimi edhe me 1 vit tjetër. 

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ballagatsi: 10/04/2024 11:13

    Po Pse vetem tushja ka vjedhu po keta te komunes ballagat qe I Danin paret me tushen bashkim myftari me shoke ja conin paret e tenderave me canta. Pse Sven spak ne ballagat ti shikoj dosjet e tendarat e rruges me qani grecen e bashkim myftarin. Ishalla po I vete fjala ne vesht. Atyre te spak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?