Ish-kryeministri maqedonas ‘non grata’, gazetarja në Report Tv: Vendim i vonuar, DASH të shtojë listën e ‘zezë’ në Maqedoninë e Veriut

12 Prill 2022, 15:07| Përditesimi: 12 Prill 2022, 15:11

  • Share

Kryeredaktorja e Tv M2 Migena Gorenca, tha në Report Tv se vendimi i DASH për të shpallur “non grata” ishte kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski ishte i vonuar.

Sipas saj “listës së zezë” së SHBA duhet t’i shtohen të tjerë politikanë maqedonas.

“Gruevski është një nga politikanët më të pasur të vendit. Ishte kryetari më i pasur i një partie në Europë në vendin më të varfër të Europës. Vendim i DASH për ta futur “në listën e zezë” i vonuar. Në Maqedoni duhet të shtohet lista e non gratave, nuk është vetëm Gruevski që e meriton.”, tha ai.  

E pyetur lidhur me procesin e integrimit në BE, ajo tha se Shqipëria do të bënte mirë të ndahej na Maqedonia e Veriut, megjithëse kjo do të dëmtonte këtë të fundit.

“Ndarja nga Maqedonia e Veriut do t’i bënte mirë Shqipërisë lidhur me negociatat me BE. Ndarja do të shkaktonte probleme për Maqedoninë e Veriut për shkak të ndarjes etnike, pasi shqiptarët sigurisht që do e mbështesin Shqipërinë, por do duan të jenë edhe ata pjesë e BE”., tha ai.

Gazetarja cështjen e “Ballkanit të Hapur” e sheh me skepticizëm sa i përket përfitimeve që mund të ketë Maqedonia e Veriut.

“Mbështetet Maqedonia e Veriut, por nga shqiptarët shihet me skepticizëm për shkak se Kosova nuk është pjesë. Megjithatë ende nuk e kemi të qartë se çfarë përfitimesh mund të ketë Maqedonia, sepse deri tani po përfiton vetëm Serbia dhe Shqipëria. Nuk ka benefite për ne.”, tha ajo.

E ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, Gorenca foli rreth përfitimeve ekonomike që legalizimi i kanabit mjekësor duhet të sillte. Sipas saj në fakt përfitimet ishin minimale.

“Sipas ekspertëve vetëm 5% e ligjit është i aplikuar në vendin tonë. Nuk është e rregulluar shumë mirë. Nuk kemi parë ndonjë përfitim.”, tha ajo.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?