Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pozitiv me COVID-19

28 Tetor 2020, 09:32| Përditesimi: 28 Tetor 2020, 09:34

  • Share

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rezultuar pozitiv me koronavirus ditën e djeshme (27 tetor).

Është vetë Kurti që e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se dy ditë më parë ka shfaqur simptoma të virusit, dhimbje koke dhe kollë.

Kurti ka kryer tamponin ditën e djeshme ku rezultoi pozitiv. Aktualisht ai është vetëkarantinuar dhe shkruan se do të qëndrojë për dy javë në vijim.

Postimi në Facebook

Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,

Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

Gjithë të mirat,
Albini

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?