Kastriot Gurra

Ish-kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra emërohet në krye të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit

11 Janar, 17:07| Përditesimi: 12 Janar, 00:06

  • Share

Këshilli i Ministrave miratoi sot lirimin nga detyra të Egra Ibrahimit nga posti i drejtueses së Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit. 

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Siç bëhet me dije në vendim, ky post i rëndësishëm i është besuar ish kryebashkiakut të Librazhdit Kastriot Gurra.

Gurra ka qenë kryetar i Bashkisë Librazhd nga viti 2015-2023.

Ndërkohë Egra Ibrahimi mbante detyrën e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit prej 9 shtatorit 2022, kur dhe zëvendësoi në këtë post Erlis Herenin, i cili u shkarkua nga Këshilli i Minsitrave.

 

 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Safet Bizhga: 12/01/2024 11:57

    Ypp xhixhi

    Përgjigju
  • Ina: 11/01/2024 21:23

    Ku I gjeni gjithe katunaret dhe kalamajte e kopshtit si ate vogelushen pirdeni. A thua mbaroi qytetaria dhe maturiteti. Paskan vdekur te dyja...mesa duket...rip

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?