Rike Roçi dhe Dojna Mema

‘Harrove që çuni babit të vendoste 500 euro në ballë’, Rike Roçi i përgjigjet Dojna Memës pas kritikave për vajzat e Instagramit

3 Janar, 12:55| Përditesimi: 3 Janar, 15:19

  • Share

Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Rike Roçi, duket se ka shpërthyer ndaj një deklarate të fundit të moderatores Dojna Mema.

E ftuar në emisionin “Oxygen”, Dojna diskutoi me gazetarin Besim Dinën mbi jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale, “vajzat e Instagramit” dhe presionin ndaj djemve për të bërë para.

“Mendoj që televizioni, sa më shumë kalon koha, aq më shumë degradohet,” u shpreh Dojna. “Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme. […] Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë.”

Por deklaratës së moderatores ju përgjigj Rike Roçi, ish-banore e Big Brother.

“Harroi kjo që çuni i babit [emri i fshirë] i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq.”

Komenti i referohet një interviste të Dojnës me djalin e Ardian Fullanit, ky i fundit ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani. Gjatë videos live në Instagram, dikush i shkroi “A ke ndonjë 500 euro për të na i dhënë?”. Ai nxori 500 euro dhe i mbuloi sytë Dojnës, e cila reagoi duke thënë “Oh my God” (Oh, Zot!).

Kujtojmë se djalit të ish-guvernatorit të BSH-së, vite më parë kur ishte adoleshent, iu publikuan foto, teksa fshinte djersët me kartëmonedha 500 euroshe.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ska: 04/01/2024 14:07

    Dojna ka shume te drejt 99 perqind e Shqiperise nuk kane bujk te ane gjithashtu femujet cop cop Vetem gazet Tema dhe Shqipetarja pik Kom han nga Edi legeni

    Përgjigju
  • @dojna: 03/01/2024 16:59

    Po per cfare intervistohej ky cuni? Ca vlerash po tregonte?

    Përgjigju
  • veni: 03/01/2024 15:13

    Pune baxhellash.

    Përgjigju
  • _;:"': 03/01/2024 14:07

    Ka shum femna te ktij soji ne dit te sodit dhe ta heqin trunin knej thojn urrej tan meshkujt e un kshtu e un ashtu e per kok te mamit kur njihesh me historin e saj ka kapercy nr 100!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?