Ish-kancelarja Merkel dekorohet me çmimin më të lartë të Gjermanisë, për 16 vitet e saj në krye të vendit

18 Prill 2023, 08:11| Përditesimi: 18 Prill 2023, 13:12

  • Share

Politikania Angela Merkel, e cila shërbeu si Kancelare e Gjermanisë nga nëntori 2005 deri në dhjetor 2021 është dekoruar nga prersidenti me çmimin më të lartë nderues të Gjermanisë, me Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës, në njohje të 16 viteve të saj pothuajse rekorde në krye të vendit.

E njohur si ‘kancelare e krizave’ Angela Merkel me një karrierë të ndritur në krye të vendit është padyshim një politikane që ka dhënë një kontribut të madh për politikën në Gjrrmani.Presidenti Frank-Walter Steinmeier i dha Ish-kancelares së parë femër Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës për arritjet e saj në katër mandate.

Në fjalimin e tij në rezidencën presidenciale Steinmeier tha se, Merkel për 16 vjet i ka shërbyer Gjermanisë me ambicie,mençuri dhe pasion.

Drejtuar Merkelit ai shtoi se për gjithë këto vite radhazi puna e saj e pakufizuar nga lodhja fizike ka bërë shumë për lirinë, demokracinë dhe për mirëqenien e popullit Gjerman.

Merkel, 68 vjeç, ishte gruaja e parë që drejtoi Gjermaninë dhe kancelarja e parë që u rrit pas Perdes së Hekurt të kontrolluar nga sovjetikët.Presidenti tha gjithashtu për të ftuarit se me kancelaren Merkel Gjermanët siguruan që një grua në krye të qeverisë, gjithashtu një fuqi femërore, do të jetë përgjithmonë një çështje e natyrshme e vendit.

Merkel dha dorëheqjen në dhjetor 2021 me një rekord të mirëvlerësuar të udhëheqjes së ekonomisë më të madhe të Evropës përmes një sërë krizash, duke përfshirë krizën financiare globale, krizën e borxhit të eurozonës dhe pandeminë Covid-19.

Ajo nuk kërkoi një mandat të pestë dhe i dha fund mandatit të saj si udhëheqësja e dytë më e gjatë e shërbimit në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore, 10 ditë më pak se rekordi i dikurshëm i mentorit Kohl.

Në një përgjigje të shkurtër pas fjalimit të presidentit Steinmeier, Merkel falënderoi shumë njerëz të gjithë ata që e ndihmuan gjatë katër mandateve të saj të kancelarisë.

Merkel që pas dorëheqjes ka mbajtur një profil relativisht të ulët që nga dorëheqja dhe ka qëndruar jashtë përleshjeve aktuale politike në vend dhe botë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?