Ish-kampionia shqiptare, Klodiana Shala del nga vetëizoimi, u dërgon mjekëve ëmbëlsira: Ju jeni kampionët tanë

16 Mars 2020, 14:56| Përditesimi: 16 Mars 2020, 15:02

  • Share

Një ish-kampionia dhe rekordmenia e atletikës shqiptare, Klodiana Shala, ka bërë një gjest unik për mjekët dhe infermierët e Qendrës Shëndetësore në Kamëz në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, duke përfituar nga lejimi i qarkullimit të makinave për një orë.

E veshur me doreza dhe  maskë në fytyrë, ajo i shpërndau stafit mjekësor me petulla dhe kek.

“Unë e di që ju nuk po shihni fëmijët, familjet tuaja, por të gjithë shqiptarët kanë sytë dhe shpirtin tek ju. Ju bluzat e bardha, jeni krenaria jonë, jeni kampionët tanë!” , iu drejtua Klodiana Shala mjekëve.

 Ajo ka shtuar se qëndrimi në shstëpi është më I sigurti për momentin.

Klodiana dhe mjekët

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?