Ish-futbollisti Fabio Cannavaro

Sport

Ish-kampioni i botës Cannavaro: Italia të ndërrojë qasje, kështu mbetemi 100 vjet jashtë Botërorit

22 Shtator 2022, 20:34| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 20:36

  • Share

Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i Italisë me të cilën u shpall kampion bote në 2006, ka dhënë një deklarët shokuese për tifozët ‘axurrë’. Teksa prezantohej si trajner i Benevento-s në Serinë B, Cannavaro u shpreh:

“Jemi penalizuar nga ardhja e shumë të huajve, kemi ndjekur emra ekzotikë dhe kemi humbur identitetin tonë dhe kjo është një dramë e vërtetë nga pikëpamja sportive. Italia duhet të ndryshojë, përndryshe FIFA duhet të rritë numrin e pjesëmarrësve në 100 ose nuk do të shkojmë më në Botëror.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?