Ish-inxhinieri i Google akuzohet për vjedhjen e informacioneve të Inteligjencës artificiale

8 Mars, 09:33| Përditesimi: 8 Mars, 09:44

  • Share

Ish-inxhineri i softuerit i Google Linwei Ding është akuzuar nga SHBA për vjedhjen e informacioneve sekrete në lidhje me Inteligjencën Artificiale, teksa punonte fshehurazi për dy kompani kineze.

Ai u arrestua në Kaliforni pasi dyshohet për vjedhjen e më shumë se 500 dosje konfidenciale që kanë të bëjnë me infrastrukturën e qendrave të të dhënave superkompjuterike të Google, të cilat përdoren për të pritur dhe trajnuar modele të mëdha të AI.

Nëse Ding shpallet fajtor ai do të përballet me dënimin me 10 vite  burg dhe 250,000 dollarë gjobë.

I punësuar që nga viti 2019 Ding dyshohet se filloi të ngarkonte informacione të ruajtura në rrjetin e Google në një llogari personale në maj 2022 në mënyrë sistematike.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?