Ishin vendosur nga grupet kriminale për të vëzhguar lëvizjet e policisë, sekuestrohen 16 kamera sigurie në 6 lagje të Vlorës

26 Janar 2023, 18:05| Përditesimi: 26 Janar 2023, 18:20

  • Share

 

Policia e Vlorës ka sekuestruar 16 kamera sigurie në qytetin bregdetar të cilat dyshohet se ishin vendosur nga grupe kriminale për të vëzhguar lëvizjet e efektivëve të policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.

Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e personave të cilët kanë instaluar këto kamera sigurie duke cënuar jetën private të qytetarëve.

 


Lajmi kryesor:

Vëzhgoheshin lëvizjet e policisë! Pas Shkodrës, edhe në Vlorë zbulohen 16 kamera sigurie të vendosura nga krimi në 6 lagje


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?