Ishin shpallur në kërkim, vihen në pranga 2 persona në Divjakë, i kishin vënë zjarrin 2 makinave

13 Maj 2022, 09:03| Përditesimi: 13 Maj 2022, 09:15

  • Share

Bektash Muçaj dhe Geri Lushaj  janë vënë në pranga nga policia e Divjakës, pasi ishin shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës private.

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 12.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" për Muçaj banues në Çermë e Sipërme, Divjakë. Kjo pasi në datën 04.08.2021, ka djegur me lëndë djegëse autobusin në pronësi të shtetasit S. S.

Geri Lushaj 33 vjeç, banues në Vlorë është vënë gjithashtu në pranga, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Ky shtetas, në datën 09.03.2022, në bashkëpunim me shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili është arrestuar, ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?