Kronikë

Ishin të parkuara, përfshihen nga flakët dy makina në Elbasan (VIDEO)

28 Shtator 2021, 09:32| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 09:45

  • Share

Dy makina janë përfshirë nga flakët në Elbasan, rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen ‘5 Maji’.

Sipas policisë ka rënë zjarr  në automjetet  tip "Benz" në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan dhe dyshohet se është i qëllimshëm

Po ashtu nga flakët është përfshirë edhe një mjet tjetër tip "Benz" në pronësi të shtetasit N.D., banues në Elbasan, të cilët ishin të parkuar.

Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht.

‘Më datë 29.09.2021, rreth orës 04:40, në lagjen "5 Maji", Elbasan ka rënë zjarr  në automjetet  tip "Benz" në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan , dhe  tip "Benz" në pronësi të shtetasit N.D., banues në Elbasan, të cilët ishin të parkuar. Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin  e shkakut të rënies së zjarrit.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?