VIDEO/ Ishin të fshehura brenda një tavoline druri, dalin pamjet e sekuestrimit të 8 pistoletave në Durrës! Në pranga shoferi i furgonit, do i trafikonte në Angli

11 Prill 2023, 10:52| Përditesimi: 11 Prill 2023, 14:18

  • Share

DURRËS- Në brendësi të një tavoline druri policia dhe autoritetet doganore të Durrësit zbuluan 8 armë zjarri pistoleta mbështjellë me qese plastike. Operacioni nisi pas një informacioni të fshehtë, për furgonin e dyshimtë me targa angleze KS15NZN me destinacion Anglinë, që do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Sinjalet u dhanë kur fillimisht mjeti kaloi në skaner, më pas u ushtrua kontroll. Tryeza ishte vendosur në pjesën e bagazheve rreth 1 metër e gjysmë e gjatë e mbështjellë me letër transparente. Pas kontrollit edhe me qen u gjetën 6 pistoleta glock, 1 browning dhe 1 helstar, këto dy të fundit relativisht të reja, bashke me 200 fishekë.

Shoferi i furgonit, Jetmir Koloshi, 35 vjeç, me banim në Tiranë u arrestua, por gjatë marrjes në pyetje nuk pranoi  të kishte dijeni për fshehjen e armëve. Koloshi tha se bën vetëm transport të mallrave të ndryshëm dhe pakove që u dërgohen familjarëve shqiptarë drejt Lutonit në Angli.

Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Policia po verifikon personin qe ka dorëzuar tavolinën në furgonin e pakove nga Shqipëria në Angli dhe po ashtu edhe verifikime mbi adresën e personit që do ta merrte.

Për këtë rast është përfshirë në hetime edhe SPAK, i cili dyshon se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në trafikun e armëve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?