Ishin shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen dy të rinj në Krujë (EMRAT)

11 Korrik 2023, 09:32| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 10:14

  • Share

KRUJË-Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Krujës, pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga kanë rënë Sokol Tali dhe Ardit Ferhati, të dy të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Konkretisht në fshatin Shkozë, policia e Krujës pasi lokalizoi vendndodhjen e 36-vjeçarit Ardit Ferhati, banues në Thumanë, bëri të mundur arrestimin e tij.

Për të riun ishte dhënë masa e sigurisë "Arrest në burg", për shkak se kishte kultivuar 925 fidanë kanabis, në 10 sera në afërsi të banesës së babait të tij.

Ai gjithashtu kishte vjedhur energji elektrike në bashkëpunim me babanë e tij dhe me një person tjetër, i cili është arrestuar.

Ndërsa në Fushë Krujë, shërbimet policisë kapën dhe arrestuan Sokol Talin, 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili ishte arratisur pasi gjykata kishte caktuar për të masën e sigurisë "Arrest në burg", për prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?