Pamje nga vendngjarja

Ishin nisur nga Maqedonia e Veriut për festën e Pavarësisë, autobusi me nxënës përplaset me një makinë në Librazhd

28 Nëntor 2023, 14:58| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 00:22

  • Share

Një autobuz me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një makinë është përplasur me autobuzin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.

Ndërkohë policia dhe autoambulanca ndodhen në vendin e aksidentit.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?