Infermierja shqiptare Denisa Boci dhe partneri i saj Marco Ferrantino

Ishin në kohën dhe vendin e duhur, infermierja shqiptare dhe partneri i saj i shpëtojnë jetën një gruaje gjatë fluturimit Tiranë-Bergamo

28 Prill 2022, 20:55| Përditesimi: 28 Prill 2022, 21:24

  • Share

Infermierja shqiptare Denisa Boci dhe partneri i saj Marco Ferrantino të dy infermierë profesionist që jetojnë dhe punojnë nën Itali, ndodheshin në vendin e duhur dhe kohën e duhur, për t’i shpëtuar jetën e për t’i ardhur në ndihmë e një gruaje që po pësonte atak kardiak gjatë fluturimit Tiranë-Bergamo.

Denisa dhe Marco janë infermierë profesionistë, ata jetojnë mes Magenta-s dhe Milanos dhe punojnë me kaq shumë pasion, por kurrë nuk e mendonin se një ditë do të rastiste të dëgjonin stjuardesën që të kërkonte urgjentisht praninë e një mjeku ose infermiere, pasi një grua ishte sëmurë rëndë për gjatë atyre dy orëve fluturimi që ndajnë kryeqytetin nga aeroporti i Bergamos.

Gruaja pësoi atak kardiak në momentin që avioni po përgatitej për fazën e uljes.

“U afruam menjëherë duke zbuluar se ajo grua nuk kishte as shenja jetë e as frymëmarrje, filluam menjëherë manovrat e ringjalljes me përdorimin e AE, të ndihmuar nga ekuipazhi. Në ciklin e dytë të manovrave, zonja filloi të merrte përsëri frymë”, tha Ferrantino.

Kjo ishte një situatë dramatike që mund të kishte çuar në vdekjen e gruas, por fatmirësisht falë përgatitjes së dy infermiereve që ndërhynë menjëherë arritën t’i shpëtonin jetën.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berlinezi: 29/04/2022 11:19

    Ju lumte o Njerez te mire shpetuat nje Jete ju bekofte Zoti.

    Përgjigju
    • Denisa: 17/03/2023 12:28

      Shume faleminderit

  • Simon: 28/04/2022 22:29

    Shyqyr nje lajm i hajrit! Falenderime pa fund per çiftin,kta njerez u duhen shoqeris,ju uroj jete te lumtur e Zoti qofte gjithmon me ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?