Droga e sekuestruar

Ishin fshehur në arra kokosi, policia spanjolle kap 300 kg drogë në kamion! Kapte vlerën 8 mln euro

3 Dhjetor 2022, 20:11| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 20:15

  • Share

MEKSIKË- Një ngarkesë masive me rreth 300 kg fentinal e fshehur brenda kokosit është konfiskuar nga autoritetet spanjolle në autostradën Sonora.

Arrat e kokosit ishin në një kamion pranë Puerto Libertad, një qytet rreth 155 milje me makinë në veriperëndim të Hermosillo.

Fentanil, një tip qetësuesi opioid i përdorur dhe për anestezi, ka nisur të përdoret si drogë e zakonshme dhe ka shkaktuar një krizë të gjerë vdekjesh e varësie në SHBA, çka nxit dhe trafikun e gjerë ilegal nga vende të tjera.

Në imazhet e publikuara nga autoritetet vendase shiheshin qeset e tabletave të drogës të futura brenda frutave, të vendosura në kamionë, teksa oficerët i çanin duke zbuluar substancën e jashtëligjshme.

Në një prej imazheve shihej që arra e kokosit ishte prerë më dysh dhe më pas ringjitur pasi ishte mbushur me tabletat e fentanilit.

Zyrtarët thanë se kishin arrestuar dy njerëz në kamionin me destinacion SHBA.

Fentanili është një qetësues i fortë me bazë opiumi që përdoret për dhimbjet e forta dhe jepet vetëm me rekomandimin e mjekut.

Prej disa dekadash droga vret mijëra njerëz në SHBA, me rreth 60 000 vdekje të numëruara vetëm në vitin 2020, dhe 75 000 në 2021.

Kriza e opiateve arriti kulmin gjatë izolimeve të koronavirusit që i bëri njerëzit akoma më të ekspozuar nga varësisë.

Fentanil llogaritet rreth 50 herë më i fortë se heroina dhe rreth 100 herë më i fortë se morfina.

Droga e sekuestruar

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?