Përmbytjet në Pejë

‘Ishin në shtëpi, kur shiu u rrëzoi banesën’, si humbën jetën nënë e bir nga përmbytjet në Pejë

25 Qershor 2023, 10:49| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 14:24

  • Share

KOSOVË- Vërshimet e ujit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në qytetin e Pejës një natë më parë, i morën jetën nënës dhe djalit të saj, vetëm 5-vjeç.

Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur!

Kryetarja e Bashkësisë Lokale “2 Korriku” në Pejë, Valbona Avdijaj, më mediat në Kosovë dha disa detaje në lidhje me humbjen tragjike të nënë e bir.

Ajo tha se u lajmërua nga banorët e qytetit që vërshimet e ujit në lagjen “Asllan Qeshme”, ku banonin edhe dy viktimat, janë të nivelit të lartë, teksa shtoi se nga po të njëjtit kuptoi edhe lajmin për vdekjen e fëmijës 5-vjeçar.

“Ndodhi papritur, reshjet e shiut ishin të mëdha dhe i morën dy jetë njerëzish. Ishin në shtëpi brenda t’u nejtë, shiu i madh e rrëzoj shtëpinë! Jam shumë e mërzitur si kryetare e Bashkësisë lokale. E di, ekipet emergjente, drejtori i Emergjenës u munduan, por aq ishte fuqia e madhe e ujit, saqë ndodhi çka ndodhi…”, u shpreh ajo.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook tha se njësitë e kërkim-shpëtimit janë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë personave në rrezik. Ndërkohë drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës, Besnik Ibraj, deklaroi se dhe 2 persona janë në spital në trajtim intensiv.

Ora 14:21
Familjari i 2 viktimave që humbën jetën nga përmbytjet në Pejë: S’arritëm t’i nxjerrim të gjallë, mezi shpëtuam fëmijët e tjerë

Familjari i dy viktimave që humbën jetën si pasojë e vërshimeve të djeshme në Pejë, Milaim Ademaj rrëfeu momentin se si ndodhi ngjarja.

Gjyshi i nipit 5-vjeçar, Ademaj tha se pavarësisht mundimeve për shpëtim, nuk ia dolën t’i nxjerrin trupat e gjallë.

“Shi ka rënë, ka rrëshqitur një pjesë e kodrës, e ka nxënë shtëpinë, u mbush oborri plot ujë. Deri kur ka pas mundësi e ka mbajt muri, por më pas uji ka depërtuar brenda. Mezi i kemi shpëtuar dy fëmijët e tjerë, jemi munduar ta shpëtojmë nusen, sepse atë të voglin nuk e kemi pa askund, pastaj e kemi gjet në shtëpi të komshinjve, e nusen e kemi gjet në tretën shtëpi në bodrum”, tha Ademaj.

I afërmi i viktimave, Haki Rama teksa e përshkroi ngjarjen, tha se pavarësisht përpjekjeve për shpëtim, nuk arritëm të shpëtojnë gruan dhe djalin e saj.

“Kjo është tmerrim, kurrë nuk ka ndodhë. Që 70 vjet i kam mbush këtu, dhe kurrë nuk ka qenë uji kështu. Rrugës me ecë uji kështu, e shpiat me ardhë në këtë gjendje, kurrë s’ka ndodhë. Pesë pare nuk i jepi për dëme, vetëm që janë hup gruaja me djalin… Ne të gjithë kemi vrapu t’i shpëtojmë, bile jam i sëmurë prej këmbës, gati uji më ka çu. Nuk kam mujt asgjë t’i ndihmojë. Vetëm shyqyr i kemi shpëtu një familje aty pranë, e kemi ngreh njeriun zhag deri e kemi shpëtu, se ai ka qenë i palëvizshëm”, tregoi Rama.

Mbrëmë, një grua dhe djali saj 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur./kp

Ora 11:22
Presidentja Osmani: Humbja e dy qytetarëve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën

1686727771_vjosaosmani.JPG

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e dy personave (nënë e bir)  në Pejë, si pasojë e vërshimeve që ndodhën të shtunën.

Teksa ka shprehur ngushëllime, Osmani është shprehur se “në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike”.

‘Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike.

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë institucionet e tjera që merren me emergjenca të tilla janë në Pejë që nga mbrëmë duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike.’- shkruan Osmani.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 3D: 25/06/2023 15:48

    Qeveritë lokale dhe qëndrore lejojnë ndërtime jashtë plani dhe as që lodhën për dëmet pësojnë të tjerët nga këtu duhet fillu një fushatë e madhe ndjekjesh penale nga prokurorë për shkatërrimin e urbanistikës dhe teritorit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?