Foto ilustruese

Ishin duke pirë në një lokal dhe u konfliktuan, plagoset 39-vjeçari në Mat! Në kërkim autori

1 Qershor 2023, 07:37| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 08:33

  • Share

Një zënkë për motive të dobëta ka përshkallezuar me të shtëna me armë zjarri mëngjesin e kësaj të enjteje në Mat. Teksa ishin duke pirë në lokal Bashkim Koçi dhe Akil Dedja u konflikuan me njëri-tjetrin.

Si rrjedhojë, Koçi plagosi me armë zjarri Akil Dedjan. Autori Bashkim Koçi është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Plagosja ndodhi rreth orës 04:30 ndërsa janë shoqëruar 8 persona në polici.

Akil Dedja u paraqit në spital për mjekim për të marrë trajtimin përkatës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen  dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?