Foto ilustruese

Kronikë

Ishin duke luajtur, nipi plagos aksidentalisht dajën me armë sportive në Përmet

1 Shtator 2021, 08:56| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 09:03

  • Share

Nipi i mitur ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri sportive dajën e tij në Përmet teksa kanë qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë.

28 vjeçari Nj. L ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 14:30, datë 31.08.2021, në Përmet,  shtetasi i mitur R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive (dajën e tij) shtetasin  Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën", thotë policia.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive. Gjithashtu policia njofton se specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe për B. A., 38 vjeç, i cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?