Viktima Ruzhdi Hoxha dhe i dyshuari Fredi Rrushi

Kronikë

‘Ishim miq, s’kisha arsye ta vrisja”, Fredi Rrushi dhe vëllai i tij kërkojnë lirinë pas arrestimit për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha

19 Nëntor 2021, 13:35| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 13:44

  • Share

Megjithë provat e policisë dhe të prokurorisë dy vëllezërit Rrushi, Fredi dhe Pajtimi nuk kanë pranuar akoma vrasjen e biznesmenit të inerteve në Tiranë, 43 vjeçarit Ruzhdi Hoxha. Me pretekstin ‘e kishim mik dhe nuk kishim arsye për ta vrarë’, dy vëllezërit, kanë kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit e cila ende nuk ka caktuar datë se kur do të mbahet seanca.

Fredi Rrushi i kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, akuzohet se vrau biznesmenin, Rruzhdi Hoxha dhe më pas e fshehu trupin e tij pas malit të Dajtit, në Qafë Mollë.

Kurse vëllai i tij, për bashkëpunim për fshehjen e krimit dhe zhdukje të provave. 2 javë pasi ishte zhdukur, më 5 nëntor Hoxha u gjet i ekzekutuar, me dy plumba në Qafë Mollë në Dajt, ku trupi iu hodh në një humnerë dhe ishte mbuluar me gurë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?