Quincy Promes

Ish-futbollisti i Ajax dhe Sevilla tashmë ndodhet në një qeli me 20 pakistanezë, egjiptianë dhe indianë

29 Mars, 22:55| Përditesimi: 29 Mars, 22:58

  • Share

Futbollisti hollandez Quincy Promes tashmë ndodhet në një nga burgjet më të ashpra në Dubai. Ish-lojtari i Ajax dhe Seville ka njollosur karrierën e tij me dosjen kriminale ku akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës. Ai u shpall fajtor për trafikim të një sasie të madhe droge dhe u dënua me 6 vite burg.

Teksa po hetohej ai ishte në Rusi teksa luante për Spartakun e Moskës. Në fillim të këtij muaji teksa ndodhej në Emiratet e Bashkuara, Promes u arrestua falë bashkëpunimit të autoriteteve hollandeze me ato arabe.

Tashmë, ai ndodhet në një qeli me 20 të burgosur të tjerë, kryesisht pakistanezë, egjiptianë dhe indianë. Shumica prej tyre janë të varur nga droga.

Në qeli ka vetëm 6 krevate për 6 të burgosur, ndërsa pjesa tjetër flenë në një dyshek në dysheme.

Çdo ditë ka tre vakte që nuk kanë perime apo fruta dhe të gjitha zonat janë të pista. Vizitorët janë të ndaluar, por Promes lejohet të stërvitet tre herë në javë pa pajisjet e nevojshme

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?