Hysen Zmijani në stadiumin e Al Nassr

Ish-futbollisti shkodran i Kombëtares i ftuar për të ndjekur Cristiano Ronaldon në stadium

25 Tetor 2023, 17:36| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 17:40

  • Share

Hysen Zmijani, ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe Kombëtares ka qënë i ftuar dje në Arabinë Saudite. Në Riyadh, Al Nassr fitoi 4-3 kundër Al-Duhail në raundin e tretë të Champions League në Azi. 60-vjeçari shkodran nuk është harruar nga drejtuesit e klubit të Al Nassr, teksa Zmijani në vitin 1993 ka qenë pjesë e kësaj skuadre për disa muaj.

Ka qenë vetë ish-mbrojtësi i Kombëtares që ka njoftuar lajmin, teksa shijoi nga pranë edhe dopietën e Cristiano Ronaldos që shkëlqeu në duelin e djeshëm.

"Mora ftesë nga ekipi Al-Nassr për të parë nje ndeshje të Champions League. Po shikoj ndeshjen e ekipit që kam luajtur para 30 viteve 1993. Mund të them që ka një progres të jashtëzakonshëm në anën profesionale në mentalitetin e jetës së përditshme", shkruan Zmijani.

Veç Vllaznisë dhe Al Nassr, Zmijani ka qenë pjesë edhe e Ajaccio në Francë dhe St. Pauli në Gjermani, teksa ka veshur 36 herë fanellën e Kombëtares, duke shënuar edhe dy gola.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?