Ish-futbollistët e Kukësit të papërmbajtshëm në Turqi, gola dhe festë me shqiponjë

2 Shkurt 2021, 12:13| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 13:55

  • Share

Tre ish-futbollistët e Kukësit, Eduart Rroca, Valon Ethemi dhe Kristal Abazaj kanë qenë protagonist absolutë në fitoren 1-3 të ekipit të tyre Istanbulspor në ligën e parë turke kundër Altay-t.

Ndeshja do të zhbllokohej nga një goditje potente e Rrocës, që së bashku me bashkombasit e tjerë festojnë duke bërë shqiponjën. Nuk do të kalonte shumë dhe brenda pjesës së parë do të realizonte edhe Et’hemi, i cili debutoi në mënyrë të përkryer.

Padiskutim që gjurmët e tij në këtë sfidë i la edhe Kristal Abazaj, që pasoi për autorin e golit të tretë. Me këtë fitore Istanbulspor ngjitet në vendin e dytë dhe shpreson shumë për ngjitjen në Superligë.

Ndërkohë lajme të rëndësishme vijnë edhe për sulmuesit e tjerë kuqezinj në Europë. Florian Kmaberi, i cili ishte pjesë e St. Gallen në Zvicër, është rikthyer në Skoci në formë huazimi te Aberdin.

Kamberi vitin e fundit ka kaluar shumë peripeci dhe nuk është ngritur në nivelin e pritshmërive dhe më këtë lëvizje synon sërish të kapë formën dhe kombëtaren.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?