Lulzim Basha dhe Robert Budina në ambientet e Teatrit Kombëtar

Ish-drejtuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit zhgënjehet nga Basha: 7 jetë e 700 vota të kem, kurrë nuk e votoj këtë bastard!

2 Nëntor 2020, 20:48| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 20:55

  • Share

Ish-drejtuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kastriot Çipi ka mbetur i zhgënjyer nga kreu i PD Lulzim Basha.

Ai e ka cilësuar kryedemokratin një bastard që premton veç për propagandë. Përmes një postimi në Facebook, Kastriot Çipi shprehet se ai kurrë nuk do ta votoj Bashën.

 “Ditën që disa studentë paralajmëruan protestë para Kryeministrisë kundër vendimit për mbylljen e auditoreve, Luli Basha organizoi një takim me studentë, të gjithë me maska dhe u bëri thirrje të respektojnë masat mbrojtëse anti-covid. Morali i fabulës? Mos protestoni për mbylljen e auditorëve, se qeveria ka të drejtë që i mbylli.

Si të mos mjaftonte kjo, Luli Basha u dha shembullin e vet personal prej Lej Feni: Unë nuk po takoj prindët e mi. Madje para dy ditësh babai im kishte ditëlindjen dhe nuk i shkova. Si mund të jetë kaq bastard njeriu? Si mund të bësh propagandë kaq të neveritshme, pa t’u skuqur faqja? Si mund të mungojë njeriu i shëndetshëm në ditëlindjen e prindit?

Shtatë jetë e 700 vota të kem, kurrë nuk e votoj këtë bastard! PS: Ju që keni ndërmend ta votoni, jeni të lirë të më bllokoni ose të largoheni nga lista ime e miqve. Vetëm mos u mundoni ta justifikoni, se do të më neveriteni edhe ju! PS 2: Ju qe po komentoni pro Bashes, lamtumire! Do t'ju bllokoj te gjithëve”, shkruan Kastriot Çipi.

Kujtojmë që Kastriot Çipi ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme në kohën e qeverisë së PD.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 03/11/2020 19:00

    Pa dashur te bej koment , por me beri pershtypie nje shprehie e z Cipi :Basha premton vec per propagante . Pra z Cipi , ka pritur prej shume muaj ,-- qysh prej perplasies politike , opozit --mazhorance -- ,pet teatrin kombetar , te cilit i eshte bere ndonje perkrahie nga opozita , per kete rast , duke shpresuar se , opozita do ta bente deputet . Seleksionimi i kandidateve per deputet , tani ,-- nga te gjkitha pertite --, behet nga nje komisjon i caktuar nga , organi me i lart i partive . Keshtu qe s'ka pse ti mbetet qefi , dhe te mallekoje e te urreje , kryetaret e partive , per ndonje premtim te bere prej tyre . Besojse kjo zgjedhie nga partite , --per pastertine e deputeteve --, eshte forma me e duhur .

    Përgjigju
  • Taulant: 03/11/2020 09:59

    O Kastriot o kermill, o interesaxhi i ulet. Basha eshte idiot sa te duash dhe nuk duhet votuar per 1001 arsye te tjera, por jo per arsyet qe permend ti. E ke te gjithe inatin nga injorimi qe te ben me listat e deputeteve, por gjysma e te keqes qe komisioni i Bashes i skualifikoi te denuarit nga drejtesia si puna jote apo Salianusit.

    Përgjigju
  • vera: 02/11/2020 23:36

    MIRE TI QE E KUPTOVE O KASTRIOT,,,po ka te tjere qe akoma se kane kuptuar se c'fare plehu eshte basha...

    Përgjigju
  • Hinglateri: 02/11/2020 23:06

    Pak nga pak po ibeni Bashes nje topmut te madh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?