Ish-deputetit të PD-së i vdes vjehrri: Mos ejani në varrim! Të gjitha ritet sipas zakonit do bëhen në një moment të dytë

12 Mars 2020, 11:02| Përditesimi: 12 Mars 2020, 11:04

  • Share

TIRANË- Ish-deputetit të Partisë Demokratike, Eduart Halimi ka dhënë lajmin se ditën e sotme ka ndërruar jetë vjehrri i tij, por në këtë situatë me koronavirusin është shprehur se përcjella në banesën e fundit do të bëhen krejtësisht vetëm dhe se pritjet do të bëhen në një moment të dytë.

"Pas njê semundje tê gjatë ndroi jetë në moshë 86 vjecare Marku Kilica, babai i bashkëshortes sime. Ai ishte nipi i Tonç Kilicës, Kryetarit të Parë të Bashkisë Fier i cili dhe ngriti flamurin ne Fier, vëllai i heroit Janaq Kilica, vellai i Vilson Kilicës, piktorit të popullit dhe pasardhës i shumë patriotëve të tjerë në qytetin e Fierit. Marku studioi për Inxhinieri në Kinë dhe gjithë jeten ia perkushtoi ndertimit dhe drejtimit si Kryeinxhinier i Azotikut ne Fier. Ai u martua me Klaren dhe solli ne jete dy vajza, Holtën dhe Lean, bashkeshorten time!

Te dashur miq, shoke e te aferm, Une e di se ne kushte normale secili prej jush do donte te ishte bashke me ne, me familjen tone, qe te na gjendeshit ne kete dite shume te trishtuar per te gjithe ne, ashtu si dhe ne ju jemi gjendur. Por ne kushtet ne te cilat ndodhet vendi, pandemine e CoronaVirus, gjithe familja jone e mirekupton plotesisht pamundesine tuaj sipas rastit per te marre pjese ne ceremonine e sotme mortore tek Alba 2000 prane Medresese ne Tirane dhe funeralin qe nis ne oren 12.00 per ne varrezat e Sharres! Koha kerkon qe te ndryshojme zakonet tona shekullore dhe ne te gjithe ju mirekuptojme per kete! Shendeti juaj dhe i familjarve tuaj eshte para se gjithash dhe mbi te gjitha! Te gjitha ritet sipas zakonit, vizitat pas mortore dhe dreka perkujtimore do te zhvillohen ne nje moment tjeter pas kalimit te situates me CoronaVirus. Ju falenderojme shume per mesazhet tuaja! Ne emrin tim dhe te gjithe familjes se bashkeshortes sime, shkruan Halimi".

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 12/03/2020 18:25

    KUJT I plasi bytha ti shkoje ne varrim ketij muti…...

    Përgjigju
  • O tej: 12/03/2020 13:19

    Atij dheu i lehte po me mire te kishe ik ti

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/03/2020 11:13

    Prape HalimeriRistaneria ne foto? Nuk u ngopet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?