Pamje nga darka

Ish-deputeti i PD-së Shehaj darkon me Andrea Bocellin e Mateo Salvinin: Të gjithë italianët duan një Shqipëri europiane!

7 Korrik 2020, 17:44| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 17:56

  • Share

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka darkuar me njerëz të artit e politikës italiane përfshirë edhe këngëtarin e famshëm  Andrea Bocelli-n dhe kryetarin e Lega Nord, Mateo Salvini-in.

Shehaj ka postuar foto nga darka ku thotë se të gjithë italianët duan një Shqipëri europiane dhe se janë të gatshëm të na ndihmojnë të kapërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite.

"Një darkë e këndshme me mikun tim Andrea Bocelli dhe njerëz të artit e politikës Italiane, përfshirë udhëheqësin e Lega Nord, Matteo Salvini. Të gjithë italianët duan një Shqipëri të mirëqenë dhe europiane. Ata janë të gatshëm të na ndihmojnë të kapërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite. Mbi 700 mijë shqiptaro-italianë janë lidhja e përjetshme dhe e pazgjidhshme mes dy popujve tanë", ka shkruar Shehaj në profilin e tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?