Baçi publikon pamjet: Shkollat e Fierit s'janë gati për vitin e ri shkollor, në gjendje të tmerrshme

5 Shtator 2020, 12:14| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 12:19

  • Share

Ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi ka publikuar pamjet e shkollave të Fierit duke theksuar se nuk janë gati për nisjen e vitit të ri shkollor. Ai thotë se shkolla 9-vjeçare “Liri Gero", gjimnazi i Levanit dhe shkolla në Portëz të Fierit janë në gjendje të tmerrshme, me mure dhe banka të shqyera e të rrënuara.

"Fieri nuk është gati për nisjen e vitit të ri shkollor. Disa shkolla  janë të rrënuara, si nga jashtë, edhe nga brenda. Bashkia e Fierit, Ministria e Arsimit nuk kanë siguruar asnjë kusht për sigurinë e shëndetit të fëmijëve. Dështimi është i dukshëm në të tre shkollat që paraqiten me foto dhe video. Shkolla 9 vjeçare “Liri Gero” në Fier është në gjendje të tmerrshme.  Është e pistë dhe e rrezikshme në kuptimin e parë të fjalës si brenda  klasave me dyer, mure dhe banka shqyera e të rrënuara, por edhe në  ambientet e tualetit, të cilin ke merak ta shohësh, jo më të hysh për të  luftuar “armikun e padukshëm” duke larë duart. Në video është gjimnazi i Levanit, i cili ka prej vitesh nxënës shëtitës  nga një shkollë në tjetrën. Premtimet e Armando Subashit për këtë  shkollë rezultuan mashtrime. Asnjë investim për rindërtimin e shkollës,  por qëllimisht është lënë të degradojë, ndërsa nxënësit enden me detyrim  në shkolla të tjera.  E njëjta gjendje e rënduar edhe me shkollën në Portëz të Fierit. Fotot  tregojnë një godinë të frikshme, të rrënuar, të rrethuar  me bar e  shkurre, me kushte mizerabël, ku armiku i padukshëm mund të bëjë festë.  Shkollat, nxënësit, mësuesit, prindërit në Fier dhe në të gjithë vendin  kanë një armik të dukshëm.  Ky është pushteti aktual në qeveri me Edi  Ramën dhe në bashki me Armando Subashin, që nuk kanë investuar asnjë  qindarkë për përmirësimin e kushteve në shkollave", tha Baçi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?