Edmond Rrushi dhe Jeta Deda

Ish-deputeti i LSI, Edmond Rrushi emërohet drejtori i ri i AKU-së! Zëvendëson në detyrë Jeta Dedën

30 Tetor 2023, 11:25| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 11:42

  • Share

Edmond Rrushi, ish-deputet i LSI, është drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke zëvendësuar në këtë detyrë Jeta Dedën, e cila dha dorëheqjen tre ditë më parë.

Edmond Rrushi, u prezantua si drejtor i ri i AKU-së nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cila në fjalën e saj përcolli për të gjithë punonjësit e këtij institucioni mesazhin e rëndësishëm që siguria ushqimore është “gur themeli” për një jetë të shëndetshme për konsumatorët.

“Në prezantimin e drejtorit të ri të AKU, Edmond Rrushi, përcolla për të gjithë punonjësit e këtij institucioni mesazhin e rëndësishëm që siguria ushqimore është "gur themeli" për një jetë të shëndetshme për konsumatorët, për familjet tona.

Theksova se forcimi i metodologjisë së riskut, përmes rakordimit të një plan veprimi për 2024, bashkë me Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit dhe qeverisjen vendore, është prioriteti ynë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë ushqimore.

Puna me etike dhe profezionalizëm, është një ndër cilësitë që duhet të këtë çdo inspektor i AKU.

Faleminderit Jeta Deda për drejtimin e AKU gjatë dy viteve të fundit, me përkushtimin e çmuar dhe punën e bërë sipas orientimeve ndërkombëtare”, shkruan Denaj.

Rrushi ka qenë deputet nga radhët e LSI në 2019-2021. Gjithashtu ai ka mbajtur poste si drejtori i QSUT apo zv.Drejtor i Pergjithshem i ALUIZNIT gjatë qeverisjes Berisha-Meta.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • genti: 30/10/2023 13:22

    Mondi suksese je cun me vlera me bese dhe me virtyte!????

    Përgjigju
  • Mendoj: 30/10/2023 12:15

    AKU ka Përgjegjësi të lartë.. duhet Persona me integritet të lartë moral e profesional..,madje kjo degë duhet t'i kalojë si Degë Ministrisë së Brendshme e Policisë se Shtetit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?