Ish-CEO i Abercrombie & Fitch akuzohet për abuzim seksual ndaj të rinjve

2 Tetor 2023, 20:46| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 20:47

  • Share

Ish-CEO i kompanisë së veshjeve Abercrombie & Fitch dhe partneri i tij po përballen me akuza për shfrytëzim seksual të të rinjve në “ngjarjet” që ai zhvillonte në rezidencat e tij në Nju Jork dhe hotelet luksoze në mbarë botën, duke përfshirë në Londër, Paris, Venecia dhe Marrakech.

Dikur një nga CEO-t më të paguar të Amerikës, Mike Jeffries është përballur më parë edhe me akuza për diskriminim ndaj stafit, raporte për shpenzime të tepruara personale dhe akuza për ndikimin e partnerit të tij mbi kompaninë.

Një hetim nga BBC flet për “një rrjet shumë të organizuar që përdori një ndërmjetës për të gjetur të rinj për Mike Jeffries dhe Matthew Smith”. Ndërmjetësi dyshohet se premtoi mundësi pune, si model, për Abercrombie.

Si pjesë e një hetimi dyvjeçar, BBC foli me 12 burra të cilët folën për “ngjarje” që përfshinin akte seksuale me Jeffreys dhe partnerit të tij midis 2009 dhe 2015. Tetë prej tyre i thanë BBC-së se morën pjesë në këto ngjarje pa e ditur. Për më tepër, disa pretenduan se ishin shfrytëzuar ose abuzuar.

Dy ish-prokurorë amerikanë, të cilët shqyrtonin në mënyrë të pavarur dokumentet dhe dëshmitë, kërkuan një hetim për të përcaktuar nëse mund të ngriheshin akuza për trafikim njerëzor.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?