Wladimir Klitschko

Ish-boksieri Klitschko drejton një tank Leopard 2 dhe falënderon Gjermaninë

25 Shkurt 2023, 21:50| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 21:55

  • Share

Në një video, ish-boksieri profesionist Wladimir Klitschko po drejton një nga tanket e reja të prodhimit gjerman leopard 2 të dhuruara për Ukrainën. Në një video të shpërndarë nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Klitschko shihet duke drejtuar tankun në një zonë të pyllëzuar.



“Një vit më parë nuk e kisha menduar kurrë se do ta drejtoja këtë ‘mace’” – janë fjalët e ish-boksierit – një vit lufte në Ukrainë . Një vit vuajtjesh. Dhe një vit vullneti më i fortë se kurrë", thotë ai.

Në video dëgjohen fjalë falënderimi për Gjermaninë dhe botën e lirë “për gjithçka që bëni për ne ukrainasit”.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?