Egla Ceno

Ish-banorja e BBV i zbulon Eglës sekretin: ‘Egla ka qenë e martuar me një italian’

16 Prill, 13:57| Përditesimi: 16 Prill, 14:02

  • Share

Ish-banorja e BBV 1, Paloma ka qenë e ftuar në emisionin “Breaking” ku ka folur për banorët e BBV3.

Ndërsa u pyet për aktoren Egla Ceno, Paloma tregoi për këtë të fundit se ka qenë një marrëdhënie serioze me një italian. Më tej ish-banorja shton se aktorja ka qenë e martuar dhe më pas është ndarë.

Moderatorja: Egla na ka befasuar.

Paloma: Me burrat e saj?

Moderatorja: Me burrat? Për njërin është shprehur dhe ka thënë se “kam një dashuri shumë të madhe jashtë”. Është treguar shumë diskrete, shumë hermetike dhe ka dhënë shumë pak informacione në lidhje me jetën e saj private.

Paloma: Kur Egla flet për dashurinë e saj të madhe jashtë, dikur i thoshte Ilnisës, “dashuria të zbukuron, të zbut, të bën tjetër njeri”, ndërkohë që Egla është mishërimi i fjalëve që e kanë tejkaluar masën, mendoj. Kështu që një njeri i dashuruar, me një dashuri kaq të madhe jashtë nuk do ishte kaq egërsirë, ku kohët e fundit ka filluar ta tejkalojë aty ku nuk mban më.

Moderatorja: Të flasim për dashurinë e saj të madhe.

Paloma: Ajo figuron të jetë e martuar në Shqipëri. Unë di që ka patur një lidhje me një italian të cilët janë ndarë. Ajo gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit, kanë pasur një biznes së bashku, ndoshta e kanë hapur së bashku, ose e ka hapur ai dhe ajo përfiton nga martesa etj.,me radhë. Kështu që i ka disa burime të ardhurash, por për dashurinë e madhe të këtij shqiptari ende nuk po…

Duhet të takohemi në puntatën e radhës ose të na kishe përgatitur më përpara që të kishim zbuluar ndonjë gjë. Unë di që kanë bashkëjetuar shumë vite bashkë, janë martuar, ka përfunduar martesa dhe Egla gëzon gjysmën e kësaj pasurisë. Lidhjen me shqiptarin ndoshta e ka krijuar tani vonë, por siç e the ti është diskrete.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?