Petrit Bylykbashi

Ish-banori i 'Big Brother' del pozitiv me COVID-19, mesazh prekës për gjithë miqtë e tij

27 Mars 2020, 17:13| Përditesimi: 27 Mars 2020, 17:15

  • Share

Petrit Bylykbashi, ish-banor i “Big Brother Albania 4” ka dalë pozitiv pas testit të COVID-19.

Përmes një postimi ai shprehet se është i sigurtë që do ta kalojë këtë sfidë duke u kërkuar njerëzve të mos panikosen por të rrinë në shtëpi.

Gjithashtu u bëri thirrje gjithë miqve, kolegëve dhe shokëve që ka takuar gjatë kësaj periudhe që të marrin në telefon mjekët dhe të konsultohen me ta.

Postimi i Petrit Bylykbashit

Te dashtunit e mi,
Fatkeqësisht unë sot dola pozitiv në testin e koronavirus.

Me këtë postim, dua t’i lus krejt miqtë dhe mikeshat e mia, kolegë e bashkëpunetorë, të cilët i kam takuar eventualisht gjatë këtyre 2 javëve të fundit, e që mua mund të mos më kujtohen, të thërrasin numrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket për masat e metutjeshme.

Rrethi im i ngushtë tashmë është identifikuar dhe kontaktuar nga mjekët.

Miq, unë do ta kaloj këtë sfidë, për këtë tashmë jam i sigurtë, e ju mos u panikosni e po ju lus që të rrini nëpër shtëpi.

Ju dua shumë!

Komento

Komente

  • Lavdie Delli: 30/03/2020 14:41

    Eshte mese e domosdoshme qe mosha e trete te qendeoje ne shtepi, pasi jane me te rrezikiarit, dhe jua ngjisim femijve, te medhenj e te vegjel qofshin. Rrini ne shtepi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?