Avokati Rudy Giuliani

Bota

Ish-avokati i Donald Trump pezullohet nga ushtrimi i profesionit: Beri deklarata të rreme për zgjedhjet presidenciale

24 Qershor 2021, 18:18| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 18:34

  • Share

Rudy Giuliani, ish-avokati personal i ish-Presidentit Donald Trump, është pezulluar nga ushtrimi i profesionit të avokatit në shtetin e New York-ut.

Një gjykatë e apelit në Nju Jork arriti në përfundimin se "ka prova të pakontestueshme" se Giuliani "komunikoi deklarata të rreme dhe mashtruese në mënyrë të qartë për gjykatat, ligjvënësit dhe publikun në përgjithësi në cilësinë e tij si avokat i ish Presidentit Donald J Trump. Deklaratat e tij u bënë gjatë procesit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku Trump kërkonte të rizgjidhej president dhe u tha se votat janë manipuluar.

Rudy Giuliani ose avokatët që e përfaqësojnë atë, u thirrën në gjykatë pas padisë për shpifje të ngritur nga kompania e administrimit të votave Dominion Voting Systems, e cila paditi Giuliani dhe të tjerët për deklaratat që ata bënë duke pretenduar mashtrim zgjedhor.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/06/2021 03:32

    Fatkeqesisht ia kane ndaluar vetem ne New York.Sa poshte ka rene //majori i Amerikes//!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?