Christiane Hohmann

Ish-ambasadore e Gjermanisë në Bosnje e Estoni, kush është kryediplomatja e re e BE-së në Tiranë që zëvendëson Sorecën

8 Qershor 2022, 14:22| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 14:50

  • Share

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njoftoi emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të Bashkimit Evropian. Christiane Hohmann do të jetë ambasadorja e re e BE-së në Tiranë dhe do të zëvendësoje në këtë detyrë Luigi Sorecën.

'Christiane Hohmann është nominuar si Kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Ajo është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë.'- njofton zyra e shtypit të BE.

Ata do të emërohen zyrtarisht pas marrjes së marrëveshjeve përkatëse nga vendet e tyre pritëse.

Kujtojmë se Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca do të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) pas emërimit të tij nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell si i Dërguari i tij i Posaçëm për Migracionin e Jashtëm, me gradën Ambasador. Pozicioni i ri vjen si një vlerësim për punën e tij të suksesshme në Shqipëri si Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian që nga shtatori 2018.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?