Charles McGonigal

Punoi për oligarkun rus 'non grata', ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal dënohet me mbi 4 vjet burg

14 Dhjetor 2023, 21:29| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 23:04

  • Share

Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal është dënuar me 4 vite e 1 muaj burg për ndihmën e një oligarku rus që kërkonte të hiqej nga lista e zezë në SHBA. 

Vendimi u mor nga një gjykatë në New York në SHBA, ndërsa McGonigal u vetëdeklarua fajtor në gusht për komplot dhe për pastrim parash. McGonigal është një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është akuzuar ndonjëherë për një krim.

Në janar, prokurorët e akuzuan ish-agjentin special Charles McGonigal, i cili drejtonte divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork përpara se të dilte në pension në vitin 2018, se ishte paguar fshehurazi nga oligarku rus Deripaska në këmbim të hetimit të një biznesmeni rival. Ai akuzohet se punoi për të hequr sanksionet kundër oligarkut Deripaska në vitin 2019, qëllim që nuk u arrit.

Në atë kohë, ish-agjenti nuk e pranoi fajësinë përballë katër akuzave penale, përfshirë akuzat për pastrim parashë dhe shkeljen e sanksioneve. Më vonë pranoi pranoi në gjykatën federale në Manhattanse ai kishte punuar për oligarkun Deripaska midis pranverës dhe vjeshtës së vitit 2021 për të gjetur informacione negative për rivalin Vladimir Potanin, në një përpjekje për ta vendosur atë në listën e sanksioneve amerikane. 

Ish-agjenti i FBI-së u pagua 17,500 dollarë, të transferua nga Rusia përmes llogarive në Qipro dhe Nju Xhersi, në një përpjekje për të maskuar burimin e pagesave, tha ai. 

 Ai akuzohet në një tjetër çështje gjithashtu se ka fshehur 225,000 dollarë në pagesa nga një agjent shqiptar, ndërsa punonte ende për FBI-në.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?